Studentët e mirëpresin vendimin për rritjen e shumës së bursave

Studentët e mirëpresin vendimin për rritjen e shumës së bursave

Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për ndarjen e bursave të studentëve për vitin akademik 2019/20.

 


Drejtues të universitetit thanë se të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs do të përfitojnë dhe se këtë vit ka rritje të shumës se bursës. Studentët e kanë mirëpritur vendimin për rritjen e shumës së bursave. 


Është hapur konkursi për përfitimin e bursave për studentët e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”. Prorektorja e UP, Myrvete Badiviku, tha për Radio Kosovën se të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs kanë të drejtë aplikimi.

“ Javën e kaluar Këshilli Drejtues ka mbajtur mbledhjen dhe në këtë mbledhje është marrë vendim për shpalljen e konkursit për bursa për studentet e Universitetit të Prishtinës për vitin akademik 2019/20. Konkursi është shpallë dhe bashkë më konkursin edhe  të gjitha kriteret e nevojshme që studentet duhet me i plotësua për të aplikuar për bursa.” 

Badiviku tha po ashtu se në këtë është rritur edhe shuma e bursës të cilën do ta përfitojnë studentët që i plotësojnë kriteret e parapara.

“ Këtë vit ka ndryshim pasi është paraqit kërkesë nga organizata të studenteve dhe për një rritje të mundshme varësisht prej buxhetit të universitetit. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues mori vendimi që vlera e bursës të rritet nga gjashtëqind euro në gjashtëqind e pesëdhjetë.”  
Valmir Rama, nga Organizata “Paqja Studentore”, i tha Radio Kosovës se vendimin për rritjen e shumës së  bursës e kanë  mirëpritur studentët, pasi që kjo ka qenë kërkesë e tyre. 

“ E vlerësojmë ketë vendi për rritje të vlerës së bursën e studenteve sepse studente kanë shpenzime për arsye një numër i studenteve kanë mundësi për tu vendosur në konvikt por disa të tjerë jo. Për këtë arsye kjo është një plus i madh për studentë.” 
Afati i aplikimit të studentëve për përfitimin e bursës është deri me datën 10 dhjetor 2019. 

Autor: Ardiana Hajzeri , Radio Kosova


MË SHUME NGA Nacionale