98 shërbime brenda ditës, në Repartin e Radiologjisë në Spitalin e Pejës

98 shërbime brenda ditës, në Repartin e Radiologjisë në Spitalin e Pejës

Gjatë muajit nëntor 2019 në Repartin e Radiologjisë, në Spitalin e Pejës, janë bërë 2,942 shërbime, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Reparti i Radiologjisë si zakonisht është mjaft i ngarkuar me shërbimet që kryejnë për pacientët Spitalor dhe ata jashtë Spitalor.

Në muajin nëntor bëhet e ditur se janë ofruar 2,942 shërbime ndaj pacientëve që mesatarisht i bije nga 98 shërbime në ditë.

“Nga këto shërbime, fotografime të Rëntgenit janë bërë 1,259 pacientëve, në EHO Kabinet shërbime kanë marrë 1,181 pacientë, CT-ja kanë bërë 395 pacientë ndërsa Mamografi 107 pacientë.

Personeli i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kryen shërbime 24 orë, 7 ditë në javë për 365 ditë në vit në mënyrë që kujdesi ndaj pacientëve të i përhershëm dhe në nivelin e duhur”.