Baleti i Kosovës sjell shfaqjen “Exil”, pasqyron ngjarjet e viti 97/98

Baleti i Kosovës sjell shfaqjen “Exil”, pasqyron ngjarjet e viti 97/98

Baleti Kombëtar i Kosovës përmes një konference për medie, ka dhënë detaje rreth shfaqjes së quajtur “Exil” e cila bazohet në ngjarjet që përshkuan Shqipërinë gjatë viteve 97/98.

Balerini Kreshnik Musholli, tha se shfaqja do të zgjat rreth 1 orë dhe se do të jetë një shfaqje e suksesshme.

“Exil e punuar nga Eno Peçi. Shfaqja do të zgjasë rreth 1 orë. Mendoj që do të del një shfaqje e suksesshme dhe besoj që do të zgjasë bashkëpunimi më shumë”, tha ai.

Koreografi Eno Peçi tha se kjo ngjarje bazohet në ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë viteve 97/98.

“Shfaqja quhet Exil, historia bazohet në vitet 97/98 në ngjarjet qe kanë ndodhur në Shqipëri dhe nuk është biografia ime. Në balet kam marrë dy familje të cilat kanë probleme familjar dhe duken shqetësimet e tyre që mundohen ti dërgojnë fëmijët diku kanë të ardhme më të mirë. Familjet kanë problemet e tyre por fati i tyre dhe përpjekja është e njëjtë. Sa i përket bashkëpunimit unë erdha me shumë kënaqësi sepse jemi të gjithë shqiptarë dhe për ftesën që më bëri teatri mendoja të sjell Exil sepse i përket të gjithë shqiptarëve dhe është një pjesë që i përshtatet shumë baletit të Kosovës”

Por Peçi shprehi edhe një shqetësim ku tha se kushtet në ushtrimin e këtij profesioni janë të mjerueshme dhe e domosdoshme është përmirësimi i tyre.

“Kushtet janë shumë të mjerueshme dhe shumë vështirë të punohet në këto kushte sepse ne si balerinë duhet të ushtrojnë ditë për ditë dhe kushtet janë gjëja më e domosdoshme që artistët kanë nevojë”, tha ai.

Balerini Muhamet Bekliqi tha se njohuritë e Pecit u kanë ndihmuar që të tejkalojnë problemet e shfaqura.

“Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme sepse të gjitha njohuritë e Enos i kemi marrë ne. Ne si balerinë kemi bërë koreografi por nuk kemi marrë shpjegimin por Eno e ka bërë këtë specialitet dhe na ka shpjeguar dhe ka bërë më shumë se sa e ka pas për detyrë. Dhe kjo neve na ndihmon shumë si balerinë sepse ka qenë shkollë , shfaqje , shkollë dhe jemi të informuar krejt sa i përket shfaqjes Exil”, tha ai.

Balerini Fatmir Selmani tha se ana teknike ka qenë shumë e lehtë dhe se kanë fituar një përvojë të re.

“Sa i përket anës teknike ka qenë shumë e lehtë sepse kemi një koreograf me shumë eksperiencë. Shqiptarët po ikin jashtë vendit dhe ne e kemi pas shumë të lehtë me hy në rol sepse edhe në shfaqje janë dy të ri që donë me braktis vendin për një të ardhme më të mirë”, tha ai.

Premiera e shfaqjes “Exil” do të jepet më datën 5 dhe 6 dhjetor në Teatrin Kombëtar.