Hajnat vjedhin në një bankë në Klinë

Hajnat vjedhin në një bankë në Klinë

Disa persona të maskuar janë kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur në një bankë në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë.

Rastin për policinë e ka raportuar monitoruesi i kamerave të kësaj banke, njofton Klan Kosova.

Në vendin e ngjarjes dje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe për momentin përveç dëmeve materiale nuk dihet se a ishte vjedhur diçka. Rasti është duke u hetuar.