Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Sipas tyre, do të realizohet një nga qëllimet më të rëndësishme strategjike të vendit.

Në një kumtese për media thekson se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

“Të barabartë me forcat më të fuqishme, krah për krah me forcat botërore, të barabartë me ekonomitë më të fuqishme në botë. Si pjesë e mburojës së sigurisë të aleatit më të fuqishëm ushtarak në botë, Maqedonia e Veriut bëhet faktor për stabilitet në rajon dhe shtet ku qytetarët kanë një të ardhme të sigurt”.

“Përfitimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me anëtarësimin në NATO janë të mëdha. NATO do të thotë stabilitet, siguri, por edhe hapjen dhe zgjerimin e mundësive për rritje ekonomike, inkurajim të investuesve për investime të reja, qasje deri te tregjet dhe hapjen e vendeve të punës të paguara më mirë”, thonë nga LSDM.