Motorola One Hyper me kamerë të 64 megapixelëve

Motorola One Hyper me kamerë të 64 megapixelëve

Smartfoni i ri nga Motorola, është krijuar që t’i përshtatet kërkesave të kësaj kohe si kamera e fuqishme, kohëzgjatja e baterisë dhe mungesa e pjesëve të mbyllura në ekran.

Në Motorola One Hyper është një ekran LCD me 6.5 inç, që ka rezolucion 2,340×1,080 megapixel, si dhe kamerë për selfie me 32 megapixel.

Kamera me 64 megapixel është në pjeën e pasme, ku ndodhet edhe një tjetër që fotografon në kënd të gjerë dhe ka tetë megapixel.

Që të dy kamerat e kanë edhe sistemin për fotografim në errësirë, që realizon imazhe me dritë të ulët, gjë që mungon në shumicën e telefonave.

Bateria me 4,000mAh zgjatë deri në 38 orë, i mbështetur nga mbushësi 45Ë, që vjen në pako por vetëm në disa regjione të caktuara.

Sipas pretendimeve të Motorolas, mjafton që të mbushet për dhjetë minuta dhe bateria mund t’i zgjatë deri në 12 orë, ndërsa nëse mbushet për gjysmë orë, 75 për qind e baterisë do t’i jetë mbushur.

Të interesuarit për Motorola One Hypercar, për blerjen e këtij smartfoni duhet të sigurojnë 360 euro.