“Galaxy Fold 2” do të lansohet së shpejti

“Galaxy Fold 2” do të lansohet së shpejti

Kompania “Samsung” ka paralajmëruar një “Samsung Galaxy Fold” të ri me një dizajn në formë të guaskës.

Më parë besohej se ky “Samsung Galaxy Fold 2” i ri do të lansohej në Indi si “Galaxy Fold W20 5G”, por ajo që u lansua ishte një version 5G i “Galaxy Fold”.

Tani, një raport i ri nga Koreja e Jugut na jep një datë të mundshme të fillimit dhe madje një çmim të ri që mund ta vendosë lehtësisht këtë pajisje në xhepin e çdo përdoruesi.

Sipas një raporti të ri, “Samsung Galaxy Fold 2” mund të lansohet në shkurt të vitit 2020.

Madje, mund të ndajë vëmendjen me serinë e radhës “Samsung Galaxy S11”, pasi mund të arrijnë gjatë të njëjtës ngjarje.

Modeli i ri i “Galaxy Fold 2” mund të jetë me çmim poshtë atij të “Galaxy S11 +”.

Duket se ky model do të jetë me çmim prej 850 dollarë, duke e bërë këtë telefonin e parë të përballueshëm të palosshëm.

“Galaxy Fold” origjinal spekulohet se ka shitur mbi 500,000 njësi, madje me një çmim prej 2,000 dollarësh.