Arta Cika merr çmimin “TechWoman” në Angli

Arta Cika merr çmimin “TechWoman” në Angli

Së fundi është bërë e ditur se inxhinierja Arta Cika është vlerësuar me çmimin “TechWoman” në Mbretërinë e Bashkuar. Me rastin e marrjes së çmimit, të cilin ia ka kushtuar Shqipërisë, ajo ka bërë një dedikim prekës për të prekurit nga tërmeti.

Vlen të theksohet se Arta Cika ka marrë dy diploma Master Shkencor në degën Inxhinieri Informacioni dhe Inxhinieri Kompjuterike nga “Universiteti Politeknik i Torinos” dhe “Telecom ParisTech” në 2015-ën dhe është fituese e bursës IRCN nga Universiteti i Tokios, transmeton albino.ch.

Nga ana tjetër, në vitin 2019 ajo u përzgjodh për të marrë pjesë në Shkollën Verore të Sistemeve Komplekse (CSSS) në Institutin “Santa Fe”, SHBA.

Si kandidate PhD në departamentin e shkencës së inxhinierisë në Universitetin e Oksfordit, Arta është anëtare e komitetit në shoqatën e grave në fushën e inxhinierisë në Universitetin e Oksfordit dhe pjesë e programit “RisingWISE” (Gratë në Shkencë dhe Inxhinieri). Ka një rol drejtues në “Women in Engineering Society” në Universitetin e Oksfordit.

Ajo së fundmi është përzgjedhur në 100 gratë e “TechWoman100” në Angli.

“Ndjehem shumë e vlerësuar dhe krenare që jam zgjedhur si një nga 100 fitueset e çmimit ‘Tech Women100’ për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar (UK).”