​Jennifer Lopez zbulon se dëshiron një fëmijë tjetër

​Jennifer Lopez zbulon se dëshiron një fëmijë tjetër

Këngëtarja dhe aktorja e njohur ka zbuluar për mediat e huaja se po mendon të zgjerojë familjen e saj.

Në fakt, 50-vjeçarja zbuloi për “People” se ajo donte një fëmijë me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez.

“E dua! Nuk e di nëse Zoti e ka këtë në mendje, por do të doja të provoja. Unë jam e hapur për këtë, ”tha Jennifer Lopez.

Ndryshe, Jennifer Lopez tashmë ka binjakët Emma dhe Max të cilët, siç zbuloi, do të dëshironin të kishin një vëlla ose motër.