Mercedes EQS është parë duke u testuar në rrugë me borë

Mercedes EQS është parë duke u testuar në rrugë me borë

Në Frankfurt Auto Show, Mercedes e prezantoi makinën që mbushet me rrymë EQS, që do të rivalizojë me Porsche Taycan, Audi e-tron GT dhe Tesla Model S.

Dihej se ky model, është në fazat përfundimtare të prodhimit, teksa tani është parë duke u testuar në borë, me shtresa të shumta kamuflazhi.

Krahasuar me versionin e prezantuar, ka ngjashmëri të madhe, megjithëse kapakët e dyerve kanë më ndryshe. Brendia nuk është arritur të fotografohet, por besohet se do të ketë nivel të lartë të teknologjisë.

Sikur Mercedes-Benz EQC, ashtu edhe EQS e ka platformën e njëjtë të ndërtimit, ndërsa në fillim të vitit që vjen, do t’i bashkohen linjës së makinave elektrike EQ, që pritet të jenë shumë të mira.