Rusia dëbon një diplomat bullgar

Rusia dëbon një diplomat bullgar

Moska shpalli një punonjës të Ambasadës bullgare në Moskë person `non grata`, pasi Sofja refuzoi të sigurojë me vizë këtë tetor një atashe të ri ushtarak rus.

Në një veprim reciprok, Rusia ka njoftuar dëbimin e një diplomati bullgar.

"Kjo është përgjigja për të cilën paralajmëruam", një burimi anonim i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme tha për agjencinë shtetërore të Rusisë, TASS.

Diplomati bullgar ka 24 orë kohë për të lëshuar Rusinë.