Superjahti luksoz me ujëvarë

Superjahti luksoz me ujëvarë

Një firmë holandeze ka dizenjuar një superjaht që brenda tij ka shkallë lundruese, një qilar vere dhe ujëvarë.

Vida, jahti i gjatë 55 metra, mban mbi 100 000 litra naftë.

Brendësia e tij luksoze është dizenjuar nga Be Design Associates dhe ka dhoma me shumë hapësirë, ku mund të qëndrojnë 12 të ftuar. Ndërkohë, apartamenti i pronarit të jahtit është 80 metra katrorë.