Malishevë, mbahet tryezë diskutimi për parandalimin e dhunës në familje

Malishevë, mbahet tryezë diskutimi për parandalimin e dhunës në familje

Në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore” sot është mbajtur një tryezë me temën “Parandalimi i dhunës në familje” në Komunën e Malishevës.

Shefja e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Malishevë, Blerta Krasniqi, tha se komuna në vazhdimësi bën përpjekje për krijimin e sigurisë më të madhe për të gjithë qytetarët, përfshi edhe parandalimin e dhunës në familje dhe se përkrahja për zyrtaren përkatëse dhe mekanizmit përkatës, do të jetë e vazhdueshme”.

Zyrtarja për barazi gjinore, Vera Bytyçi, foli për punën dhe aktivitetin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje, prej themelimit dhe deri më tani, si dhe për fushatën “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”.

Në këtë tryezë morën pjesë zyrtarë të institucioneve përgjegjëse, të komunës, policisë, qendrës për punës sociale, pastaj shoqëria civile dhe pjesëtar të mekanizmave të ndryshëm që merren me të drejtat e njeriut dhe me siguri.

Të prenishmit kanë diskutuar dhe kanë dhënë rekomandimet e tyre, me ç’rast u vlerësuan si shumë të nevojshme fushatat e vetëdijesimit, si një prej formave më efikase për parandalimin e dhunës në familje.


MË SHUME NGA Nacionale