Promovohet “Mbrojtja e afërt dhe mbrojtja e personave shumë të rëndësishëm”

Promovohet “Mbrojtja e afërt dhe mbrojtja e personave shumë të rëndësishëm”

Fidair Berisha, trajnues për vite të tëra në Njësinë Speciale për mbrojtjen e afërt të Policisë së Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare ka promovuar librin “Mbrojtja e Afërt dhe mbrojtja e personave shumë të rëndësishëm”.

Në promovimin e këtij libri nga të pranishmit u tha se ky libër i kushtohet një fushe të ndjeshme, duke hedhur kështu dritë mbi shumë aspekte dhe mbrojtjen personave të rëndësishëm.

Autori Fidair Berisha tha se këtë libër ia ka kushtuar dy prindërve të tij, e që sipas tij kjo lidhet edhe me punën e tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Recensenti Veton Zejnullahu tha se ky libër është i veçantë dhe se ai do t’iu shërbejë të gjithëve, në veçanti studentëve dhe policisë.

I ftuar nga Shqipëria, Xhevat Limani, tha se gjatë gjithë jetës ka qenë një përshtypje e gabuar ndaj policisë si institucion i shtetit.

“Kjo bindje më ndryshoi kur shkova në SHBA, unë kuptova që policia nuk kishte qenë për të arrestuar, për të vrarë dhe për të marrë shpirtra, por për të zbukuruar jetën njerëzve dhe për të krijuar mirëqenie sociale që ata të jenë falënderues Zotit që u ka dhënë shpirtin”, tha Limani.