Si të luftoni kapsllëkun duke ngrënë këto ushqime

Si të luftoni kapsllëkun duke ngrënë këto ushqime

Pothuajse çdo njeri mund të vuajë nga kapsllëku në një moment të caktuar dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër. Shumë njerëz që vuajnë nga kapsllëku, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Uji 1 dhe ushqimet e pasura me fibra 2 janë më të rëndësishmit që parandalojnë kapsllëkun.

Ekzistojnë dhjetë laksativë natyrorë të cilët konsiderohen si më të mirët për problemin që mund të keni me mostretjen e ushqimeve. Ata janë të gjindshëm në çdo shtëpi dhe jo shumë të kushtueshëm për një kurë të nevojshme kundër kapsllëkut. Ja se për çfarë bëhet fjalë:

1) Uji/ Uji është laksativi më i mirë që ekziston, pasi ai nuk ka efekte anësore. Pirja e tij që në mëngjes herët kur stomaku është bosh, i ndihmon zorrët të bëjnë sa më mirë punën e tyre.

2) Kivi/ Kivi është një frutë e shëndetshme që nëse hahet në mëngjes vë në lëvizje “zorrët dembele”.

3) Palestra/ Të shkosh në palestër apo të bësh gjimnastikë ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes.

4) Drithërat/ Drithërat, në formën e bukës apo makaronave, janë të pasura me fibra që ndihmojnë në luftën kundër kapsllëkut.

5) Bishtajoret/ Bishtajoret, përveçse përmbajnë proteina bimore, janë gjithashtu të pasura me fibra që stimulojë zorrët.

6) Kumbullat e thata/ Kumbullat e thata janë një laksativ i shkëlqyer natyror, por mbi të gjitha janë shumë të shijshme! Ndaj konsumojini ato shpesh.

7) Aloe Vera/ Aloe Vera bën mirë për shumë funksione fiziologjike, ndër të cilat edhe për sistemin e tretjes dhe veçanërisht për zorrët.