The Joker – simpatia për vrasësin

The Joker – simpatia për vrasësin

Ballsor Hoxha

Filmi “the Joker” nëregji të Todd Philis dhe në rolin kryesor mega – aktorin Joaqin Phoenix është produksin gjigant i cili ka një komercializim global. Në këtë ai ka zgjuar debate dhe interesim tejet të madh në përmasa globale.

Ky film është përpjekje për të gjetur fillin e historisë së një prej vrasësve më të njohur në kulturën mediatike, në kinematografi dhe posaçërisht në zhanrin e filmit për superheronjë.

Filmi “The Joker” duke qenë se ka të bëjë me këtë zhanër, në rrëfimin e tij është i ndërtuar me teprime artistike dhe në mënyrë të veçantë përpjekje për të krijuar efektin e të supernatyrshmes.

Mirëpo filmi “the Joker” ka për qëllim të krijoj një efekt krejtësisht kontravers – atë të ndërtimit të simpatisë me një vrasës socipat. Në të vërtetë filmi është një – up close and personal – (perspektivë e njohjes së gjithmbarshme) të shikuesit ndaj kalimit të njeriut, personazhit njeri Arthur Fleck, nga viktimë e shoqërisë dhe historisë familjare, në vrasës masiv dhe të pandreqshëm të njohur si The Joker.

Kalimi i njeriut të fundosur në mizorinë e fatit të tij, siç është personazhi Arthur Fleck, në vrasësin masiv The Joker është ndërtim krejtësisht i firkshëm duke qenë se mishëron perspektivën e shikuesit me shndërrimin e një vrasësi.

Mirëo në këtë brenda filmit “The Joker” rol të rëndësishm luan edhe qyteti Gotham (i njohur nga seritë mbi filmin për Batman) që është vetë konteksti për qytetin si fenomen. E errta e qytetit (qyteti Gotham i Batman) dhe mizoria e qytetarëve të tij është përpjekje për të ndërtuar një dinamikë ndërmjet shtypjes së individit dhe të shndërrimit të tij në hakmarrës ndaj pushtetit dhe pushtetarëve. Qyteti në të vërtetë është i prishur në funksionin e tij për t’i shërbyer qytetarit; është i korruptuar dhe i rënë në duar të pushtetarëve të pasur; dhe fundos çdo njeri në më të keqen e tij pavarësisht përpjekjes humane dhe të rëndë.

Në të vërtetë dinamika ndërmjet të mirës dhe të keqes (e njohur si karateristikë e filmave të Batman) përmes personit Arthur Fleck i cili shndërrohet në vrasës masiv të njohur si The Joker, me qytetin (Gotham), është dinamikë e cila ndërton nga vrasësi masiv dhe socipat i pandreqshëm kalimin e tij në hero të momentit për banorët e qytetit. Gjë që është fenomen krejtësisht i çuditshëm dhe paradoksal. Në të vërtetë përmbanë rrezikun e identifikimit të shikuesit me po të njëjtin vrasës.

Ky film është shprehje, në tërësinë e tij, e përcjelljes, ndërtimit dhe të mishërimit të simpatisë ndaj vrasësit. Është tejkalim i kufijve të të mirës dhe të keqes duke shpërfaqur hakmarrjen e njeriut viktimë të fundosur nëllumin e qytetit. Ai del nga aty për të hakmarrë tërë shoqërinë të cilës i është bërë e padrejtë. Kjo simpati është guxim krejtësisht i rrezikshëm dhe i çuditshëm në shprehjen e tij duke qenë se simpatia nuk përmbanë humanen dhe etikën e simpatisë me vrasësin.