Torino kontribuon për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Torino kontribuon për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Klubi i Torinos është përfshirë në iniciativën për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, që solli shumë viktima dhe dëme në disa vende të ndryshme.

Klubi granata prej kohësh ka lidhur një marrëveshje me KS Ali Demi, duke e pasur si ekip satelit.

Sipas Tuttosport, klubi shqiptar ka marrë një fanellë nga Belotti dhe topin zyrtar të firmosur nga të gjithë futbollistët. Të dyja dhuratat do të nxirren në ankand dhe të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e tyre do të shkojnë të gjitha te shoqata “Fundjava Ndryshe” e cila po grumbullon ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Deri më tani janë grumbulluar nga kjo shoqatë më shumë se 6 milionë euro, ndërkohë që duhet vlerësuar edhe gjesti i klubit të njohur italian, që nuk mbeti jashtë vëmendjes duke treguar interes për vendin tonë.