Nuk ka kontratë me FSHF-në, Napoli gati të “rrëmbejë” Edi Rejën

Nuk ka kontratë me FSHF-në, Napoli gati të “rrëmbejë” Edi Rejën

Kriza që po kalon skuadra e Napolit mund të bëjë që 180 minutat e ardhshme kundër Udinezes dhe Genkut të jenë vendimtare. Dhe përtej frazave që De Laurentis ka thënë në favor të Ancelottit, rezultatet e këtyre sfidave mund të bëjnë që ADL të ndërrojë kurs.

Opsionet janë disa, Allegri është i preferuari, Gatusso një ide që josh, por De Laurentis mund të kthejë sytë nga një ish-trajner i Napolit, që në qytet është shumë i vlerësuar… Edi Reja!

Trajner i Shqipërisë, 74 vjeç, e ka drejtuar Napolin për 5 sezone duke e marrë nga Seria C dhe duke e ngjitur në Serinë A. Sipas gazetës “Il Mattino”, është ai një nga hipotezat më të besueshme në rast të shkarkimit të Ancelottit, transmeton BW.

Napoli e ka pistën e lirë për të shkuar deri te Reja, pasi trajneri është aktualisht pa kontratë dhe në pritje të rinovimit me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Por më parë duhet parë e ardhmja e Carletos, që ka një klauzolë largimi prej vetëm 500 mijë eurosh dhe De Laurentins nuk e ka aspak të vështirë divorcin me të.