Tërmeti dëmton shkollën “Musine Kokalari”

Tërmeti dëmton shkollën “Musine Kokalari”

Shkollat e Tiranës janë ndër institucionet me të prekura në kryeqytet pas tërmetit të 26 nëntorit.

Dëmtimi i shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari” vërehet qartë edhe në muret e jashtme edhe pse godina sipas banorëve është rikonstruktuar nga bashkia e Tiranës një vit më parë.

Objekti ekzistuese është në rrezik pasi është ndërtuar vetëm me mure mbajtëse, pa kolona.

Ndërkohë në muret e klasave ka nisur verifikimi.

Edhe pse godina është verifikuar nga disa grupe inspektorësh, ende nuk është vendosur për fatin e këtij objekti.

Në 9 dhjetor nxënësit e kësaj shkolle do të zhvillojnë procesin mësimor në shkollën 9 vjecare “Betim Muco”

Si pasojë e tërmetit dy shkolla në Pezë janë shembur, ndërsa shiriti i sigurisë i është vendosur gjimnazit  “Sami Frashri”, dhe shkollës 9-vjecare “Ramazan Jarani”.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare