Ibrahimovic intrigon tregun, Zanetti bën lëmsh gjithçka

Ibrahimovic intrigon tregun, Zanetti bën lëmsh gjithçka

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është enigma e madhe e kësaj merkato janari.

Sulmuesi suedez do të largohet nga Los Angeles Galaxy në fund të muajit dhjetor, për të qënë i lirë për të zgjedhur skuadrën e tij të re. Shumë ekipe janë futur në lojë, me Milanin që duket më e avantazhuar.

Por, për të prishur planet e kushërinjve nga ana tjetër e qytetit ka menduar zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti.

Argjentinasi e njeh temperamentin e 38-vjeçarit, pasi në të shkuarën e ka pasur shok skuadre, ndërsa lë të hapur firmën e Zlatan me zikaltërit.

"Ne kemi ide të qarta dhe nëse ka mundësi, ne do të ndërhyjmë në treg. Ibrahimovic dëshiron të luajë, por nuk e kam kontaktuar në asnjë moment. Të ardhmes nuk i dihet," tha Zanetti për mediat italiane, raporton oranews.

Ibrahimovic kërkohet nga shumë skuadra italiane, përfshirë Milanin, Romën dhe Bolognan.