Soreca: Zbatimi i Reformës në Drejtësi, mbetet prioritet

Soreca: Zbatimi i Reformës në Drejtësi, mbetet prioritet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca përshëndeti pasditen e sotme zgjedhjen e kryeprokurorit Olsian Çela.

“Mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, tha ai.

“Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe mbetet prioritet kryesor për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit Evropian”, përfundoi kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Olsian Çela u zgjodh sot Prokurori i ri i Përgjithshëm me 101 vota pro të deputetëve.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare