​Haziri: Nëse nuk zgjidhet edhe çështja e Presidentit, LDK shkon në opozitë

​Haziri: Nëse nuk zgjidhet edhe çështja e Presidentit, LDK shkon në opozitë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se mes LDK-së dhe VV-së janë pritur situata të tilla ku do të ketë mosmarrëveshje.

Haziri në TV Dukagjini ka thënë se edhe disa probleme që janë mes LDK-së dhe VV-së do të tejkalohen nga dy liderët e këtyre subjekteve.

“Janë disa opsione që janë diskutuar dhe liderët janë duke u munduar të adaptojnë rolin e partive të tyre. Secili e ka të qartë se nuk merr më shumë se ajo që i takon”, tha ai.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë se nuk kanë arritur në një pikë që të thuhet “merre ose lë” dhe ka shtuar se partisë së parë i takon të ofrojë opsionin e fundit “merre ose le”.

Sipas tij nëse VV thotë se ka ardhur ai moment, ne do të vendosim për pozicionin tonë.

Haziri ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk pranon të zgjidhet tani çështja e presidentit, LDK do të shkojë në opozitë.

“Ne nuk pranojmë opsione të tjera të zgjidhjes së problemit, që del jashtë këtij formati të bisedimeve” dhe ka shtuar se personalisht ai nuk ka ambicie për president apo ndonjë post qeveritar, pasi ka obligime nd6aj qytetarëve të Gjilanit.