Brighton shtang Arsenalin midis “Emiratës”

Brighton shtang Arsenalin midis “Emiratës”

Arsenali është mposhtur nga Brighton sot (e enjte) me rezultat 1 – 2 në kuadër të Premierë Ligës.

Ndeshja ishte e balancuar nga dy anët me mysafirët që arritën të tundin portën dy herë në ndeshje.

Golin e epërsisë e shënoi Webster në minutën e 36-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë e ndeshjes, ndeshje e cila u zhvillua në “Emirates”.

Në pjesën e dytë “Topçinjtë” ishin më agresiv dhe në minutën e 50-të Lacazzete shënoi një gol të bukur me kokë, mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi mysafirët më minutën e 80-të dyfishuan rezultatin me anë të Maupay, gol i cili njëkohësisht ishte i fundit në ndeshje, transmeton arbreshi.

Pas kësaj humbje, Arsenali vazhdon në formë zhgënjyese pasi në nëntë ndeshje nuk di për fitore derisa renditët në vendin e 10-të në tabelë me 19 pikë, ndërsa Brighton është në vendin e 13-të me 18 pikë.