Diskutohet plani për përmirësimin e integritetit të ATK-së

Diskutohet plani për përmirësimin e integritetit të ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) sot do të mbajë tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së.

Hartimi i këtij plani është duke u mbështetur nga Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, që njëherësh është edhe bashkëorganizator i procesit të konsultimeve publike.

Në këtë takim, përveç drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj dhe zyrtarëve tjerë i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike.