​Ngjarjet e datës 6 dhjetor

​Ngjarjet e datës 6 dhjetor

​Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2019.

Sindikata e Spitalit të Mitrovicës do të mbajë protestë 30 minutshe para Objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës. (Ora 08:30)

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) mban tryezën me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e Planit për përmirësimin e integritetit. (Hotel “Sirius”, ora 09:00)

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), prezanton raportin e punës për vitin 2019 dhe planin e punës për vitin 2020. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimeve “Vangjush Gambeta 2019”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)

Mbahet marsh protestues kundër ndryshimeve klimatike. (Nisja nga Termokiss, në orën 11:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) organizon panelin e diskutimit “Krimet e luftës-Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”. (Hotel “Star Hill”, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të “Radio K4”. (Shtabi Qendror i KFOR-it në “Film City”, ora 15:00)

Kisha Katolike në Kosovë – Dioqeza Prizren-Prishtinë shënon 330-vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit. (Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ora 16:00)

Kongresi Kombëtar i Shoqatës së Mamive të Kosovës "SHMAKS” organizon Kongresin e parë kombëtar. (“Capital Gate”, ora 16:00)