Fuqia punëtore ndikoi në zvogëlimin e plantacioneve të mjedrës

Fuqia punëtore ndikoi në zvogëlimin e plantacioneve të mjedrës

Kosova ka arritur që produktin e mjedrës ta eksportojë në vende të ndryshme.

Koordinatori Kujtim Lepaja në Shoqatën "Mjedra e Kosovës", tha se në çdo shtatë vite ka krizë të mjedrës për shkak të çmimit dhe kjo ka ndikuar kur ka shumë prodhim.

“Sot ka mungesë të mjedrës, ne nuk kemi prodhim të madh, as nuk kanë vendet e Ballkanit, as Polonia”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Koordinatori Kujtim Lepaja, vlerësoi se mjedra e Kosovës shkon për industri. Sipas tij ka problem edhe me punëtorët që është vështirë të gjenden punëtor. “Për shkak të mungesës së punëtorëve, fermerët kosovarë janë detyruar të zvogëlojnë plantacionet”, tha ai.

Autor: RTKlive