Bullgaria i dërgoi Shqipërisë 12 inxhinierë për t`i vlerësuar ndërtesat

Bullgaria i dërgoi Shqipërisë 12 inxhinierë për t`i vlerësuar ndërtesat

Bullgaria i ka dërguar Shqipërisë 12 inxhinierë që të ndihmojnë në vlerësimin e godinave të dëmtuara gjatë tërmetit.

Këtë e deklaroi Zëvendëskryeministrja bullgare dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva para Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri Gent Cakaj. Të dy biseduan në Bratislavë në kuadrin e samitit të ministrave të jashtëm të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ekipi i inxhinierëve ka mbërritur në Tiranë me kërkesë të palës shqiptare, drejtuar nga z. Cakaj në një bisedë telefonike me Ministren Zaharieva në fund të javës së kaluar.