Audi A3 i ri nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në pjesën e jashtme

Audi A3 i ri nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në pjesën e jashtme

Dizajni që do të ketë, ngjanë shumë me modelin e fundit

Javën e kaluar, janë siguruar fotografitë më të mira, që e tregojnë Audi A3 nga afër, me disa pjesë të pa kamufluara.

Dritat në pjesën e sipërme mungonin dhe e gjithë vetura ishte mbuluar nga një material, por shihej grilli dhe pjesët anësore.

Kjo i ka mjaftuar studios Kolesa, që të ilustrojë se si do të duket, pjesa e jashtme e kësaj makine.

Modeli A3 që ka ngjashmëri të madhe me A4, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në pjesën e jashtme, kur të lansohet gjatë vitit që vjen.

Grilli gjigant ka pësuar ndryshime, si dhe dritat LED që janë të zgjatura dhe kanë tri pjesë të ndara.

Pasi që modeli i tanishëm i A3 ishte në shitje që nga viti 2015, pritet që versioni i ardhshëm të jetë shumë më i përshtatshëm, që të mund të rivalizojë me Mercedes A-Class.

I ndërtuar mbi platformën MQB të Volkswagen, ky model ka kualitet më të madh në vozitje, si dhe brendësi më të gjerë, për rehati shumë më të mirë.