Nga 2020-a, Turqia do t’i përdorë robotët për kontrolle shëndetësore

Nga 2020-a, Turqia do t’i përdorë robotët për kontrolle shëndetësore

Zëvendësministri turk i Shëndetësisë, ëuayip Birinci, ka bërë të ditur se nga janari-korriku i vitit 2020 në vendin e tij robotët do të fillojnë të marrin kontrollin paraprak shëndetësor.

Gjatë adresimit në Samitin e tretë të Ekonomisë në Stamboll, zv/ministri Birinci tha se para se pacientët të shkojnë te një mjek, robotët do të diagnostifikojnë sëmundjen e tyre për të vendosur departmentin e duhur për trajtimin e tyre.

“Inteligjenca artificiale (IA) në disa fusha përcakton më shpejtë dhe më saktë sesa mjekët dhe ka investime globale në këtë fushë”, theksoi ai.

Zv/ministri tha se gabimet e mjekëve janë ndër problemet kryesore në sektorin e shëndetësisë dhe që nga viti i ardhshëm pajisjet me bazë IA do të plotësojnë rreth 20 për qind të kërkesave mjekësore.

Birinci tha se në Turqi, 47 për qind e njerëzve përdorin telefona celularë dhe 38 për qind përdorin internet për të kërkuar spitale dhe mjekë ndërsa 77 për qind e tyre marrin takimin me mjekun përmes shërbimeve online.

– Samiti për të gjeneruar një vëllim biznesi prej 1 miliard dollarë

Samiti një-ditor i Ekonomisë në Stamboll, i organizuar në Pallatin Çiraëan nën temën kyçe “A jemi gati për rendin e ri botëror?”, pret 500 biznesmenë nga 10 vende, përcjell AA.

Samiti pritet të gjenerojë vëllim biznesi prej 1 miliard dollarë midis kompanive vendase dhe të huaja.

Si pjesë e samitit, ekspertë, zyrtarë dhe përfaqësues nga bota e biznesit do të diskutojnë disa tema të trendit që lidhen me ekonominë globale.