Rita Ora përlotet teksa performon, kujton DJ e famshëm i cili u vetëvra

Rita Ora përlotet teksa performon, kujton DJ e famshëm i cili u vetëvra

Rita Ora gjatë një koncerti bamirësie në Stockholm, ka kujtuar Aviciin, DJ e famshëm, ku Stockholmi është edhe qyteti i tij i lindjes.

Këngëtarja u përlot teksa performoi “Lonely Together”, hitin që ajo e regjistroi me DJ, i cili bëri vetëvrasje vitin e kaluar.

Ajo më vonë, përmes një postimi në 'Instagram' e falënderoi familjen e Aviciit për organizimin e ngjarjes dhe ftesën që i bënë asaj.

Tim Bergling, i njohur si Avicii, u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Oman, në prill të vitit 2018. Ku thuhet se bëri vetëvrasje.