ShSKUK-ja prezanton të arriturat e vitit

ShSKUK-ja prezanton të arriturat e vitit

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka prezantuar raportin e punës për vitin 2019 dhe planin e punës për vitin 2020.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka njoftuar se rezultat e punës në vitin 2019 janë më të mira në krahasim me vitin e kaluar.

Sejdiu deklaroi se investimet e bëra në klinikat e SHSKUK-së kanë pasur përmirësim të dukshëm, e gjithë kjo siç tha ai për qasje të lehtë të pacientëve dhe shërbim cilësor.

“Tani në fund të vitit po prezantojmë rezultatet e vitit 2019. Është një rezultat më i mirë se viti paraprak. Në formë ekipore janë arritur rezultatet që janë të prekshme për qytetarët dhe pacientët. Në bërë përmirësime të dukshme, duke pasur parasysh pacientet në qendër. Pacienti të ketë qasje më të lehtë, shërbim me cilësor duke llogaritur infrastrukturën dhe shërbimet që e kanë bërë ketë përmirësim”, tha ai.

Sejdiu njoftoi se në këtë vit ka pasur rreth 6 milionë pajisje,m për ngritjen e shërbimit shëndetësor.

“Investimet në infrastrukturën në klinikën e imunologjisë dhe alergologjisë ku pacientët mund të marrin shërbime profesionale. Klinika e ORL, oftalmos, Radiologjisë, biokimisë. 6 milionë pajisje këtë vit, janë prekur gjitha klinikat dhe është nggritur edhe shërbimin shëndetësor”

Ndër të tjera, Sejdiu theksoi se është bërë avancim nacional për shërbime të pacientëve dhe ngritjes së përformancës, derisa thotë se viti 2019 ka pasur ngritje të shërbimeve shëndetësore.

“Kemi avancuar një program nacional që na bën të ngritëm në regjion ku janë shpëtuar shumë jetë. Steock Center është projekti i dytë nacional që është intervenimi në tru që do të bëhet për herë të parë në Kosovë. Kemi ngritje të shërbimeve shëndetësore në vitin 2019”, ka thënë Sejdiu duke shtuar se në vitin 2020 pritet të ketë shërbime që i kanë munguar deri me tani SHSKUK-së.

Ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, potencoi se kur e ka marr mandatin situata në QKUK, por edhe në përgjithësi në sistemin shëndetësor ka qenë një “mision i pamundur”, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se për dy vjet kanë bërë shumë punë dhe ndryshimet pozitive janë evidente.

“Kur kam hyrë ka qenë një klimë e mision i pamundur, si një vrimë e pafund që nuk del me rezultat asnjëherë. Por kam besuar në potencialin e mjekësve dhe në një situatë kur mundohesh të kesh kushte rezultati do të jetë eksposencial. Keni arrit që atë misionin e pamundur ta ktheni në atë të realizuar. Rrugën të cilën e kemi filluar nuk do të ndalet për të arritur aty ku keni menduar për një kohë të gjatë. Këto dy vite kanë qenë të një barrë të madhe por një privilegj i jashtëzakonshëm. Ndryshimi është evident’, tha ai.