Periudha emicionuese e Brad Pittit

Periudha emicionuese e Brad Pittit

Gjatë tri viteve të kaluara, jeta e Brad Pittit dukej si një skenar prej filmave të tij, me një martesë shkatërrimtare dhe alkoolizëm duke e lënë aktori në një moment të keq jetësor.

Por, ai ka treguar dhimbjen e ndarjes nga Angelina Jolie në vitin 2016 dhe se beteja për kujdestarinë mbi gjashtë fëmijët e tyre e ka bërë shumë emocional, për herë të parë në dy dekada.

“Unë jam i njohur si një njeri që nuk qan. Nuk kisha qarë për 20 vjet. Tani e gjej veten, në këtë fazë të fundit, shumë më të prekur nga fëmijët e mi, miqtë dhe lajmet. Vetëm i prekur. Nuk e di se ku do të çojë e gjithë kjo, por mendoj se është një shenjë e mirë”, është shprehur Pitt, transmeton KP.

Ndërsa Brad dhe Angelina janë legalisht beqarë qe shtatë muaj, ata ende nuk kanë përfunduar betejën e tyre mbi kujdestarinë e fëmijëve.

Pitt i humbi kontaktet për një kohë me Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne, por ai tash është përsëri në kontakt me fëmijët e tij, me të cilët e kishte kaluar verën.