Akuza për R Kelly:Jep ryshfet për falsifikimin e certificatës të së miturës

Akuza për R Kelly:Jep ryshfet për falsifikimin e certificatës të së miturës

Këngëtari R Kelly, akuzohet se një zyrtari qeveritar i ka dhënë ryshfet për ta marrë një dokument mashtrues identifikimi, që të martohet me një të mitur në vitin 1994.

Vajza, e quajtur Jane Doe në dokumente, është identifikuar  nga mediat amerikane si këngëtarja Aaliyah. Ata u martuan kur ajo ishte 15 vjeç, ndërsa R. Kelly ishte 27 vjeçar.

Ndërsa sipas certifikatës së marrë në atë kohë, vajza figuronte si 18 vjeçare.

Kujtojmë se R Kelly  është duke u përballur me akuzat për abuzim të të miturve për dy dekada.

Aktakuza e fundit penale u ngrit nga prokurorët federalë në Brooklyn, New York, dhe u zgjerua me akuzat e ngritura kundër tij në korrik.