6 fjalë që nuk mund përkthehen në asnjë gjuhë

6 fjalë që nuk mund përkthehen në asnjë gjuhë

Duke e ditur se në botë ekzistojnë 7 mijë gjuhë, nuk është habitshme që disa fjalë nuk mund të përkthehen, përkundër globalizimit dhe faktit se më shumë njerëz po mësojnë gjuhë të huaja.

Në librin e ri të “More than Just a Word- Untranslatable Words Of Love From Around The World” hulumtohet disa prej fjalëve të tilla. Shumica prej tyre kanë të bëjnë me dashurinë.

Në vazhdim janë disa prej shembujve të përzgjedhur:

Cafuné (Portugali)

Përkëdhelja e flokëve të dashnores.

Litost (Çeki)

Shkrimtari i famshëm Milan Kundera e definoi këtë si “dëshpërimi që e kaplon njeriun i cili e kupton papritmas se në çfarë mjerimi gjendet”.

Schnapsidee (Gjemani)

Plani që u bë në gjendje të dehur ose i cili është qesharak që me siguri mund të shpiket vetëm në gjendje të dehur.

Jayus (Indonezi)

Një shaka aq e keqe sa që nuk mund të ndaleni së qeshuri me atë shaka.

Oodal (Cejlon)

Shtirja e zemërimit para partnerit pas fjalosjes mes dashnorëve.

Toska (Rusi)

Vladimir Nabokov e përshkroi këtë fjalë si “ndjenja e rëndimi të madh shpirtëror që shpesh na kaplon pa një shkak të caktuar”.