Si ta vendosni buzëkuqin në mënyrë perfekte

Si ta vendosni buzëkuqin në mënyrë perfekte

I kuqi i buzëve është gjithnjë i pranishëm në çantën e një gruaje të çdo moshe. Ai është një shpëtim dhe kur nuk jeni veshur mirë dhe ju del një takim i papritur dhe kur ju duhet një detaj më tepër.

Nëse ju mbani një të kuq buzësh për dëshirë apo për të shpëtuar në raste të tilla të kuq për të bërë një deklaratë ose thjesht për argëtim, duhet të siguroheni që buzët tuaja të lyhen në mënyrën e duhur ndaj dhe duhet të ndiqni këto rregulla:

Merrni një laps në të njëjtën ngjyrë si buzëkuqi dhe bëni konturin e buzëve në mënyrë që mos të bëni gabime dhe të dilni jashtë asaj që është vija juaj natyrale e buzëve.

Me të njëjtin laps që bëtë konturin e buzëve përdoreni për t’i mbushur ato njësoj siç do të bëni më vonë më buzëkuqin dhe në këtë mënyrë ai do të qëndrojë më gjatë.

Merrni buzëkuqin që do të përdorni dhe lyejini buzët përsëri sipër lapsit që bët pak më parë. Rezultati i fundit duhet të jetë i disa buzëve të plota të rregullta gati perfekte.