Tërmeti, Turqia gati të nisë sa më shpejt ndërtimin e 500 apartamenteve

Tërmeti, Turqia gati të nisë sa më shpejt ndërtimin e 500 apartamenteve

Ndërtimi i 500 apartamenteve për banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Laçit do të nisë shumë shpejt.

Ndërkohë kryeministri Rama do të jetë nesër në Stamboll ku do të organizohet konferenca e donatorëve si dhe pritet të ketë një takim me presidentin Erdogan.

Ambasadori turk Yoruk tha se krahas ndërtimit të ndërtesave do të ketë dhe hapësira tregtare dhe vendparkime, transmeton REL.

"Realizimi i 500 apartamenteve do të bëhet nga shteti ynë. Qëllimi është strehimi i personave të dëmtuar nga tërmeti. Duhet të nisim sa më shpejt.”

Sa i takon kostos, ambasadori tha se vlera do të dalë në pah pas dizenjimit.

Gjithashtu ministrja e Kultures kerkoi që të shihet dhe rindërtimi i godinës së bashkisë së Lacit e cila është dëmtuar.