Rritet niveli i papunësisë në Kanada për 5,9%

Rritet niveli i papunësisë në Kanada për 5,9%

Ekonomia kanadeze ka humbur 71000 vende pune në muajin nëntor, duke shkaktuar një rritje të nivelit të papunësisë në 5,9%, niveli më i lartë që prej më shumë se një vit, njoftoi sot Agjencia e Statistikave.

Pas disa muajve stabilitet, papunësia u rrit me 0,4% në nëntor dhe arriti nivelin më të lartë që nga vera e vitit 2018 (6% në gusht, 5,9% në shtator).

Në nëntor, humbjet e vendeve të punës kanë prekur kryesisht sektorët për prodhimin e mallrave (-28,000 punonjës në fabrika, -6,500 punonjës në burimet natyrore) dhe në administratat (-25,000 punonjës), sipas agjencisë kanadeze të statistikave.

“Punësimi është ulur tek burrat që i përkasin grupmoshës aktive nga 25 në 54 vjeç dhe tek gratë nga 55 vjeç e sipër”, theksoi agjencia.

Tek të rinjtë të moshës nga 15 në 24 vjeç, niveli i papunësisë mbetet i qëndrueshëm në 11,6%.

Punësimi është ulur kryesisht në sektorin privat, ku numri i punonjësve është reduktuar me 50.000.

“Në një vit, ekonomia kanadeze ka krijuar 293 000 vende pune, një rritje me 1,6 %. Kjo rritje i atribuohet kryesisht punës me kohë të plotë”, theksoi Agjencia./ATSH