Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me vranësira dhe reshje të shiut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me vranësira dhe reshje të shiut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut veçanërisht në mëngjes. Gjatë ditës vranësirat do të ulen, informon Shërbimi Hidrometeorologjik.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizin prej 2 deri në 5 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut në veçanti në mëngjes. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 3, ndërsa e ditës deri në 10 gradë Celsius.