Rama: Shtëpi e kujdestare për Alesion që i shpëtoi tërmetit

Rama: Shtëpi e kujdestare për Alesion që i shpëtoi tërmetit

Data 15 dhjetor do të jetë afati i fundit për strehimin në banesa të atyre që kanë humbur të afërmit në tërmetin e 26 nëntorit.

Gjithashtu për Alesio Cakonin, djalin 10-vjeçar i cili humbi babanë dhe motrën e ka nënën ende në spital duhet gjendur një kujdestare.

"Data 15 është afati i fundit për të sistemuar me shtëpi familjet më fatkeqe. Për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jetë me shtëpi. Edhe ata kalamajt me të cilat isha mbrëmë. Duhet gjetur dhe mënyra si duhet të kujdesemi për njërin prej tyre që ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët. Do i japim shtëpinë, do i vëmë një kujdestare. Daja jeton në Angli, ka ardhur përkohësisht. Shtëpia do jetë në emrin e tij, ai është I zoti i shtëpisë", tha Rama.  

Të gjithë ata që kanë jetuar në pallatet e shembura në Thumanë do të strehohen në apartamente të ofruara në Tiranë pasi nuk pranojnë më të qëndrojnë atje.

"Asnjë nga ata që e kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura sdo të shkojnë më atje. Të gjithë do i sjellim këtu. Edhe ata aë kanë njerëz, edhe ata që nuk kanë humbur", tha Rama.