Durrës, mashtronte për të përfituar para, arrestohet 49-vjeçari

Durrës, mashtronte për të përfituar para, arrestohet 49-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë nën pranga Arben Musliaj, 49-vjeç nga Tirana, pasi mashtronte dhe përfitonte para si pasojë e situatës së krijuar nga tërmeti.

Musliaj është arrestuar pasi ka shfrytëzuar situatën dhe ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N.F., me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe  materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.