Hadërgjonaj dhe Muslija titullar te skuadrat e tyre

Hadërgjonaj dhe Muslija titullar te skuadrat e tyre

Florent Hadërgjonaj dhe Florent Muslija do t’i nisin nga minuta e parë ndeshjet për skuadrat e tyre.

Hadërgjonaj, do të jetë në fushë nga minuta e parë në sfidën shumë interesante mes Huddersfield dhe Leeds United, që fillon nga ora 13:30.

Mbrojtësi i Kosovës edhe xhiron e kaluar ka qenë titullar te Huddersfield.

Lajme të mira vijnë edhe nga Gjermania. Florent Muslija e nisa nga fillimi sfidën mes Hannover dhe Aue.