Liverpooli në kërkim të talenteve, një super-brazilian në fokus

Liverpooli në kërkim të talenteve, një super-brazilian në fokus

Liverpool ka një synim të ri në merkato dhe këtë herë i ka hedhur sytë në tregun brazilian.

‘The Reds’ po monitoron me kujdes situatën e Evanilson, i cili mund të transferohet me parametra zero. Sulmuesi i Fluminese mund t’i bashkohet kështu patriotëve të tij, Firmino, Alisson dhe Fabinho.

Jurgen Klopp e ka të kompletuar repartin e sulmit, me Salah, Mane, Firmino dhe Origi, por gjermani e shikon brazilianin si një investim shumë të mirë për të ardhmen. I gjithë operacioni për ta sjellë Evanilsonin në ‘Anfield’ në janar mund të shkojë diku te 4 milionë euro.

Gazetari brazilian, Robbie Blakely, tregon për ‘Football Whispers’ arsyen pse ekipet braziliane i shesin yjet e tyre në Europë, sidomos në Angli, raporton abcnews.

“Ekipet tona bëjnë të pamundurën për t’i transferuar yjet e tyre në Premier League apo edhe në Kinë. Fluminese për momentin nuk po kalon një moment të mirë financiar dhe një ofertë, sikurse edhe 4 milionë €, por që vjen nga një ekip nga Anglia, do merret parasysh nga klubi. Është një pasuri për klubet nëse lojtarët e tyre transferohen në klubet më të mëdha në botë, sepse ato kështu përfitojnë për një kohë të gjatë”, thotë Blakely.