Fitore e thellë e Philadelphias ndaj Clevelandit

Fitore e thellë e Philadelphias ndaj Clevelandit

Philadelphia 76ers është rikthyer tek fitoret në NBA pas humbjes ditë më parë nga Washington Wizards.

Skuadra e trajnerit Brett William Brown ka triumfuar para tifozëve të vet ndaj Cleveland Cavaliers me 47 pikë diferencë 141-94. Vendasit e siguruan fitoren në dy çerekët e parë (36-18 dhe 41-18) dhe shkuan në epërsi prej 41 pikëve 77-36.

Fundori australian Ben Simmons shkëlqeu në këtë takim për vendasit ku realizoi 34 pikë, pati tri kërcime e shtatë asistime. Me lojë të mirë tek Phila u dalluan edhe Burke e Scott që shtuan nga 21 pikë të tjera. Për Philadelphian fitorja ndaj Cavs ishte e 16-ta këtë edicion teksa kanë pësuar edhe shtatë disfata.

Rezultatet

Philadelphia 76ers – Cleveland Cavaliers   141-94

New York Knicks – Indiana Pacers              103-104

Houston Rockets – Phoenix Suns                 115-109

Utah Jazz – Memphis Grizzlies                     126-112