Mick Schumacheri zbulon synimet që ka në vitin 2020

Mick Schumacheri zbulon synimet që ka në vitin 2020

Titulli kampion në Formula 2 në vitin 2020 dhe një vit më vonë, në vitin 2021, do të debutojë në Formula 1. Ky është objektivi i Mick Schumacherit, djalit të Michael Schumacherit, që edhe sezonin e ardhshëm do të garojë me makinën italiane Prema në Formula 2.

“Ishte zgjidhja më logjike ajo që të garoja sërish në Formula 2 edhe vitin tjetër. Nuk ka për të qenë e lehtë, edhe pse me një vit më shumë përvojë, pasi ka shumë modifikime, por fakti që qëndrova aty është pozitiv për mua”, ka thënë Mick Schumacher në një intervistë për “L’Equipe”.

Më tej, piloti 21-vjeçar foli për babanë e vet, shtatë herë kampion i botës. “Do të jetë gjithnjë më i miri. Ka qenë gjithnjë heroi im, sepse është babai im dhe një legjendë e Formulës 1. Nuk e di nëse do t’i ndjek gjurmët e tij. Kam vite që garoj, që nga kategoria katër, tani synoj vetëm të shkoj në Formula 1”, ka deklaruar Mick Schumacher. Në fund, Mick shprehet se Formula 1 është objektivi i tij kryesor për të ardhmen. “Objektivi im është ai, por fillimisht dua titullin në Formula 2 sezonin tjetër. Kam provuar një makinë të këtij sezoni për vetëm dy ditë. Shpresoj që një ditë të kem një makinë timen aty”, ka shtuar piloti i ri gjerman.Facebook

Titulli kampion në Formula 2 në vitin 2020 dhe një vit më vonë, në vitin 2021, do të debutojë në Formula 1.

Ky është objektivi i Mick Schumacherit, djalit të Michael Schumacherit, që edhe sezonin e ardhshëm do të garojë me makinën italiane Prema në Formula 2.

“Ishte zgjidhja më logjike ajo që të garoja sërish në Formula 2 edhe vitin tjetër. Nuk ka për të qenë e lehtë, edhe pse me një vit më shumë përvojë, pasi ka shumë modifikime, por fakti që qëndrova aty është pozitiv për mua”, ka thënë Mick Schumacher në një intervistë për “L’Equipe”.

Më tej, piloti 21-vjeçar foli për babanë e vet, shtatë herë kampion i botës. “Do të jetë gjithnjë më i miri. Ka qenë gjithnjë heroi im, sepse është babai im dhe një legjendë e Formulës 1. Nuk e di nëse do t’i ndjek gjurmët e tij. Kam vite që garoj, që nga kategoria katër, tani synoj vetëm të shkoj në Formula 1”, ka deklaruar Mick Schumacher.

Në fund, Mick shprehet se Formula 1 është objektivi i tij kryesor për të ardhmen.

“Objektivi im është ai, por fillimisht dua titullin në Formula 2 sezonin tjetër. Kam provuar një makinë të këtij sezoni për vetëm dy ditë. Shpresoj që një ditë të kem një makinë timen aty”, ka shtuar piloti i ri gjerman.