VMRO-DPMNE-ja këmbëngul në ligj të ri për gjuhët

VMRO-DPMNE-ja këmbëngul në ligj të ri për gjuhët

VMRO- DPMNE-ja opozitare këmbëngul për miratimin e një ligj të ri për gjuhët, i cili do të ishte në përputhje me Kushtetutën, ligjet tjera, parimin e funksionimit të tij, por edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Partia më e madhe opozitare thekson se po të merreshin parasysh në kohë kërkesat e VMRO-DPMNE-së që të mos miratohej ligji para se ta vlerësonte Komisioni i Venecias, vendi nuk do të ishte në këtë situatë.

U tregua edhe një herë se Zoran Zaev nuk ka koncept për shtetin, për ligje e drejtësi. Zaev ka koncept vetëm për politikë një-ditëshe, vetëm që të mbetet në pushtet, që të mund të vazhdojnë tenderët, shantazhet, ryshfeti, që të pasurohet klani në pushtet. (13:30-13:50) VMRO kërkonte të uleshim e të bisedonim, të bënim një tekst ligjor që do të ishte në përputhje me Kushtetutën, funksionimin ligjor dhe e tëra të dërgohej në Komisionin e Venecias, që të mos vinim në një situatë si kjo në të cilën e kemi vënë shtetin tani- tha Naum Stoilkovski, VMRO DPMNE

VMRO-DPMNE-ja hodhi poshtë kërkesën e partive politike shqiptare, Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës për zyrtarizimin e shqipes me Kushtetutë, duke thënë se VMRO DPMNE-ja nuk është kundër avancimit të të drejtave të qytetarëve që jetojnë në shtet, por vetëm në kuadër të Kushtetutës. Përndryshe, rekomandimi i Komisionit të Venecias thotë se Ligji për gjuhët duhet të rishqyrtohet, dygjuhësia në seanca gjyqësore duhet të mënjanohet si e drejtë, ndërsa në komunikimin institucional shqipja të kufizohet vetëm në formën e shkruar./Alsat-M