‘Goal’ zbulon trajnerin e ri të Arsenalit

‘Goal’ zbulon trajnerin e ri të Arsenalit

Niko Kovac dëshiron të marr drejtimin e Arsenalit, dhe interesimi i tij tashmë ka mbërritur deri në hierarkinë e klubit.

48 vjeçari ka mbetur i papunë që kur u shkarkua nga Bayern Munich në muajin nëntor.

Pa trajner ka mbetur edhe Arsenal, që së fundi vendosi të ndante rrugët me Unai Emery.

‘Goal.com’ ka mësuar se Niko Kovac është i interesuar të marrë drejtimin e Arsenal, si zëvendësues i përhershëm i Emery, përcjell lajmi.net.

Freddie Ljungberg aktualisht i është besuar pozita e trajnerit te Arsenal, në një kohë të pacaktuar.