Sulmi racist ndaj Fred në derbi, arrestohet një tifoz i City-it

Sulmi racist ndaj Fred në derbi, arrestohet një tifoz i City-it

Në derbin e luajtur ditën e djeshme, futbollisti i Manchester United, Fred ra pre e racizmit nga tifozët e Cityt. Ndaj brazilianit tifozët  filluan të bënin gjeste nga më të ndryshme, si dhe duke e goditur me sende.

Gjithsesi ditën e sotme policia e Manchester ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në lidhje me këtë çështje.

“Rreth orës 18:55 të shtunën, më 7 shtator 2019, në polici u raportua për thirrje të dyshuara raciste drejt lojtarëve gjatë derbit mes Manchester City dhe Manchester United.

Një 41-vjeçar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për marrje në pyetje nën dyshimin për prishjen e rëndit publik me thirrje raciste”, thuhet në njoftimin e policisë. Federata e Futbollit e Anglisë ka njoftuar se është duke e hetuar rastin.