Reali gati një tjetër super ofertë për Pogba-n

Reali gati një tjetër super ofertë për Pogba-n

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane dëshiron me patjetër ta transferojë mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Sipas Eldesmarque, presidenti Florentino Perez është i gatshëm të ofrojë Gareth Bale dhe James Rodriguez në shkëmbim për francezin.

Për momentin Pogba është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi në ndeshjen ndaj Arsenalit, lëndim i cili e ka mbajtur jashtë fushe që nga shtatori.

Nga ana tjetër Bale pritet të largohet nga “Los Blancos” në verën e ardhshme, pasi nuk është i dashur nga tifozët.

Ndërsa e ardhmja e Rodriguez nuk është e sigurt, pasi këtë sezon nuk ka arritur të luajë në formacionin e parë, ngase tekniku francez po preferon Vinicius Junior dhe Rodrygo të luajnë para tij, transmeton arbreshi.

Në garë për fituesin e Kupës së Botës është edhe Juventus.