Mbahet `Sfida Kombëtare e Kodimit`

Mbahet `Sfida Kombëtare e Kodimit`

Programi “Shkollat e shekullit 21” është një program arsimi tre vjeçar, i zbatuar nga British Council dhe ka për qëllim të zhvillojë shkathtësitë kryesore të shekullit 21 të mbi një milion nxënësve të moshës 10-15 vjeç në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky antivitet mbahet në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi dhe do të përfshijë të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta në Ballkanin Perëndimor.

Shkollat e Shekullit 21 është një program që ofron mentorim të vazhdueshëm dhe burime të vlefshme për ngritjen e kapaciteteve të drejtorëve dhe mësuesve të shkollave, si dhe të politikëbërësve.
Programi financohet nga Qeveria Britanike në shumën e 10 milionë funte.

British Council në Kosovë fton përzemërsisht të gjithë përfaqësuesit e medias që të na bashkohen në Sfiden e Kodimit në kuadër të programit Shkollat e Shekullit 21, programi më i madh arsimor në Ballkanin Perëndimor.


Sfida e Kodimit organizohet në kuadër të programit “Shkollat e shekullit 21” dhe synon të përfshijë të frymëzojë të rinjtë në Kosovë të zgjidhin probleme të jetës së përditshme, me të cilat përballen shkollat dhe komunitetet e tyre, përmes programimit të pajisjeve. Sfida do të përdorë pajisjen micro:bit të BBC-së për t’ju mundësuar nxënësve të zhvillojnë projekte që i përgjigjen Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) dhe që eksplorojnë zgjidhje për problemet e jetës së përditshme.

Në këtë Sfidë janë ftuar të marrin pjesë të gjitha shkollat që kanë përfunduar trajnimet e programit “Shkollat e Shekullit 21” dhe kanë pranuar pajisjet Micro:bit.  Pas vlerësimit të 38 projekteve të dorëzuara nga shkollat në mënyrë digjitale një juri ekspertësh ka përzgjedhur 18 projektet më të mira për tu prezantuar në Sfidën e Kodimit në Prishtinë. 

Sfida e Kodimit organizohet në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës.   
Pjesëmarrës në event do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ambasadës së Britanisë në Kosovë, Drejtorive Komunale të Arsimit. 

Ky aktivitet ofron mundësi për përfaqësuesit e medias që të takojnë nxënësit e shkollave pjesëmarrëse në këtë Sfidë, si dhe të shohin se si funksionon pajisja microbit.

Autor: RTKlive