Grupi i inxhinierëve vazhdon vlerësimin e dëmeve nga tërmeti

Grupi i inxhinierëve vazhdon vlerësimin e dëmeve nga tërmeti

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se grupi i inxhinierëve vullnetarë po vazhdon mbështetjen, duke ofruar ekspertizën profesionale në vlerësimin e dëmeve të objekteve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

“Grupi i inxhinierëve vullnetarë vazhdon mbështetjen dhe ofrimin e ekspertizës profesionale për vlerësimin e dëmtimeve të objekteve nga termeti i 26 nëntorit”, është bërë me dije në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë të Rihterit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor, ka qenë më i fuqishmi që ka goditur këtë vend gjatë dekadave të fundit dhe për pasojë ka lënë të 51 persona të vdekur, qindra të lënduar dhe mijëra persona të pastrehë, si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre.

Image may contain: one or more people

 

Image may contain: 2 people, people standing

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 3 people, people standing

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 3 people, people standing

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Ekonomi